Deputetja e partisë Demokratike Grida Duma, nga foltorja e Kuvendit i kërkoi mazhorancës që mos të merret me foltoren e Partisë Demokratike, pasi kjo është një çështje që do ta zgjidhin.

Duma ironizoi disa ministre të qeverisë Rama, duke i quajtur ato kukulla që janë vendosur vetëm për balanca gjinore.

“Kjo është foltorja në të cilën ne duhet të përpiqemi të përshkruajmë, të tregojmë realitetin. Ky diskutimi i buxhetit me shifra, janë shifra që nuk i thonë asgjë shqiptarëve.

Ju vini te kjo foltorja këtu dhe sa që gjendeni  keq këtu thërrisni në ndihmë ‘Foltoren’ atje. Sa herë që tek oborri i Kuvendit vinë minatorë, fermerë të tjerë që kanë nevojë mbushet oborri para kuvendit dhe ju thërrisni për oborrin e mbushur para PD.

Dëgjoj disa kolegë, që janë prapa, individë që në politikë nuk kanë asnjë kontribut, ministra dhe ministre kukulla, më vjen keq që i përdorin si balancë gjinore dhe vetëm kaq, juve thoni sot çudi e madhe se SPAK nuk ka asnjë të proceduar nga qeverisja e djathë,

Po mirë ky SPAK që kapi inceneratorët mos na i bëri ne favor, sepse e kishim ne d0orë apo ndoshta se çështja është më e thellë se kaq.

Atë foltoren tonë dhe oborrin tonë ne do ta zgjidhim, sepse na takon. Edhe kur i shkelni syrin dhe kur fërkoni barkun për foltoren tonë prap% ne do ta zgjidhim. Por një gjë është e sigurt, do ta zgjidhim për gjithë Shqipërinë sepse është çështje më e madhe se e PD.

Është histori mbi 30 vjeçare që majat në piramidë nuk preken.

Mesazhi më i thellë i kriminalitetit është që ata që kalojnë njëherë këtej, ti përdorim ti bëjmë leckë pastaj ti përdorim. Duhet të mendojmë edhe më thellë, pse nuk ka nga e djathta të dënuar. Se ndoshta atje ky është maja e krimit të gjithë janë bashkë dhe njësoj.

Prandaj duhet ta zgjidhim që kjo foltorja këtu mos fshihet tek ajo foltorja atje.  Ju kërkoj të ndaleni nga pangopësia. Boll me pangopësi”, tha ndër të tjera Duma.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re