Kryeministri Edi Rama ka komentuar patronazhistët teksa u shpreh se “janë hakmarrës të mëdhenj, mos u kruani me ta”.

“Janë inatçinj, nuk janë si unë”, u shpreh Kryeministri në rubrikën “Sy m’Sy”.

Kreu i qeverisë theksoi se patronazhistët nuk lënë votë të bjerë në tokë, ndaj kërkoi që “merrini seriozisht”. 

“Patronazhistët e dinë më mirë se sa mua si vete kjo punë, por si njihni ju. I nënvlerësoni shumë, ju kam thënë me patronazhistët mos u kruani kot, sepse janë edhe hakmarrës të mëdhenj. E rrisin tempin nga inati, janë inatçinj, nuk janë si unë.

Mos u kruani me patronazhistët sepse nuk lenë votë të bjerë në tokë, merrini seriozisht”, deklaroi Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko