Skip to content

“Mos u merrni me hundën time”/ “Jo pak e quajtën krim pasioni”, Berisha për deklaratat e Ramës: Autori u arrestua. Emrin po të dojë…

b26bcbae fad7 4029 a24d 0ae62cfbfffe

Në një dalje për mediat kreu i PD Sali Berisha u ndal te deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë më parë lidhur me komentet që bëhen për shtrembërimin e hundës së tij.

Berisha i ka kujtuar se agresori u arrestua dhe se sipas kreut të PD ishte kryeministri Rama ai që nuk e ndoqi procesin gjyqësor.

“Viktimizon veten për një incident që kishte këto sqarime. Agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi. Nuk ndoqi gjyqin dhe procesin gjyqësor. U pajtua apo kishte arsye të tjera nuk e di. Ai deklaroi se aty ku ishte në atë dhomë ishte me një burrë tjetër. Nuk të lë ky pa ia nxjerr të gjitha ishte me emër dhe mbiemër…Nuk të lë ky, por e vërteta është me dëshmitar, se ishte në dhomë nuk ishte vetëm. Po të dojë ia them edhe emrin se me kë ishte, meqë përpiqet ta faturojë dhe ta politizojë. Ndaj nuk qenë të paktë ata që e quajtën krim pasioni, këtë akt që unë e dënova me forcën më të madhe. Është arrestuar autori se si apo çfarë pazaresh bëri ajo, apo çfarë raportesh kishte. Pas 30 vitesh mashtron qytetarët se ja kush më ka thyer hundën mua. Tregojë të vërtetën siç është. Unë do e tregoj, edhe pse e kam treguar pjesërisht. Këto që thash janë 100% të vërteta. Nuk them se ishte krim pasioni apo jo, por ato se çfarë thonë të tjerët, por Edi Rama refuzoi të ndjekë procesin gjyqësor. Kjo është historia e tij, që do të ngjallë dhembshuri, empati”, tha ai.