Para përfundimit të misionit diplomatik në Shqipëri, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë mesazhin se vendi ynë duhet të ecë përpara. Sipas saj, reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por ka dhënë frytet e saj, ndërsa garantoi se Amerika do të jetë me Shqipërinë në çdo hap.

Diplomatja e lartë u shpreh se SHBA nuk do të lëkundet kurrë në mbështetje për aspiratat e popullit shqiptar  për të zënë vendin që i takon në tryezën evropiane.

“Kam pasur nderin të përfaqësoj presidentin tim dhe shtetin tim. Si një ambasadore e re e vendosur për të mbështetur përparimin e Shqipërisë.

Ndërsa përfundoj misionin tim jam mirënjohëse që ta njoh këtë vend, të takoj shqiptarë nga të gjitha fushat e jetës dhe si cdo ambasador para meje do përpiqem të jap pjesën time në synimet tona të përbashkëta në demokraci, mbrojtje dhe biznes.

Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht në drejtësi që i dhanë mundësi vendit tuaj të hapë negociatat për anëtarësim me BE.

E kam thënë se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, por ajo po jep rezultate dhe ka filluar të japë fryte. Mos u ndalni, vazhdoni të ecni përpara, hap pas hapi derisa të arrini qëllimin tuaj. SHBA do jetë me ju në cdo hap të rrugës.

Ne nuk do të lëkundemi kurrë në mbështetje për aspiratat e popullit shqiptar  për të zënë vendin që i takon në tryezën evropiane.

Ndërsa keni forcuar demokracinë në Shqipëri, bashkëpunimi ynë në fushën e mbrojtjes ka arritur në nivele të reja”, tha ambasaorja Yuri Kim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re