Zevëndëskryeministri, Erion Braçe ju bënë apel qytetarëve që të rrinë në shtëpi, si mundësia më e mirë për parandalimin e COVID-19.

Braçe shprehet se “është ditë e gjatë përsëri; mos harroni: mbani distancë nga cilido që keni përballë! Mos takoni duart, mos u përqafoni, mos u puthni nga tre herë në faqe!”

“Rrezikoni veten, tjetrin, familjen e komunitetin ku jetoni!

E di që është e vështirë të ndryshoni zakonet tona 200 vjeçare, por duhet bërë dhe duhet bërë tani!Improvizoni si në video nëse su rrihet pa takuar njerëz. 

Mbani distancë si në foto nga cilido tjetër. Rrini në shtëpi, jeni fare të sigurt aty!”, shprehet ai. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re