Deputeti i PD, Tritan Shehu e konsideron masën e sigurisë për Sali Berishën si një tentativë për të izoluar opozita.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehu thotë se masat shtrënguese ndaj Sali Berishës janë bërë pa asnjë vendim të Parlamentit, ashtu sic e kërkon  kushtetuta.

“Tentohet te izolohet Kryetari i opozitës, te goditet opozita vete. I hiqet e drejta e lëvizjes, e kontakteve politike kështu atij. Pa asnjë vendim te Parlamentit, siç e kërkon Kushtetuta. Për një çështje absurde, ku sidoqoftë ai nuk është as “aktor”. Tentative kjo për izolim te opozitës ne tërësi, goditje primitive ndaj saj. Ndodhira keto vetëm me rrëgjimit diktatoriale ne vendet me te errëta te Botes”, shkruan ndër të tjera Shehu.

Reagimi i Tritan Shehut

Mos u shqetësoni, Berisha nuk “arratiset”!

I tërhiqet “pasaporta” diplomatike ish Presidentit, ish Kryeministrit, deputetit, Kryetarit te opozitës.

Tentohet te izolohet Kryetari i opozitës, te goditet opozita vete.

I hiqet e drejta e lëvizjes, e kontakteve politike kështu atij.

Pa asnjë vendim te Parlamentit, siç e kërkon Kushtetuta.

Për një çështje absurde, ku sidoqoftë ai nuk është as “aktor”.

Tentative kjo për izolim te opozitës ne tërësi, goditje primitive ndaj saj.

Ndodhira keto vetëm me rrëgjimit diktatoriale ne vendet me te errëta te Botes.

Ndalohet si kriminel “me arme ne dore” ne publik familjari i tij, per nje çështje te pronës familjare.

Te shume viteve me pare për te cilën mund te thirrej, komunikuar akuza e ndjekur normalisht si ne cdo vend civil te globit.

Nje shoë ky, qe te kujton rrëgjimin e kaluar kur njerëzit arrestoheshin ne këto mënyra barbare për te terrorizuar popullin.

Qe te bën te përmendesh e te kuptosh se “historia” me e erret e ketij vendi mund te riperseritet per te gjithe, nqs njerezit mendojne “larg b… time”!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re