Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje studentëve të Mjekësisë që të mos tërhiqen nga protesta e tyre, por të bëhen lokomotiva e ndryshimit.
Berisha thekson se përballë kanë një regjim të anti-vlerave, të ç’arsimit, të krimit dhe imoralitetit.
Reagimi i plotë:
Studentët e mjekësisë nuk ndalen!
Marshojnë në rrugët e Tiranës kundër vendimit antikushtetues të narko-qeverisë dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelmuara.
Të dashur miq, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë mbushur sot rrugët e Tiranës, duke i treguar qeverisë më anti- student, se ëndrrat, qëllimet dhe të drejtat e tyre nuk mund të shkelen me këmbë.
I bëj një thirrje të gjjthë studentëve të mbështesin kërkesat e drejta të studentëve të mjekësisë.
I bëj thirrje studentëve:
Mos u tërhiqni! Përballë keni një regjim të anti-vlerave, të ç’arsimit, të krimit dhe imoralitetit. Bëhuni lokomotiva e ndryshimit, mos u ndalni! #sb
