Organizata Botërore e Shëndetësisë ka treguar se fundmi se Amerika e Jugut është kthyer në epiqendrën më të re të koronavirusit.

Shteti më i prekur në këtë kontinent është Brazili, i cili regjistron numrin e tretë më të lartë në botë të rasteve, pas SHBA-ve dhe Rusisë.

“Në një mënyrë, Amerika Jugore është kthyer në epiqendrën e re të përhapjes së sëmundjes”, tha eksperti për emergjenca në OBSH, Mike Ryan, teksa ka shtuar se Brazili “është qartësisht vendi më i prekur”.

Ryan deklaroi se autoritetet braziliane kanë miratuar përdorimin e ilaçit kundër malaries, ‘hydroxychloroquine’, për t’i trajtuar pacientët e prekur me koronavirus.

Deri më tani, Brazili regjistron më shume se 314 mijë raste të konfirmuar me COVID-19 dhe mbi 20 mijë viktima.

Previous articlePellumb Pipero: Në fund të majit të hapen edhe fundjavat, le te fitojme pak imunitet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re