“Mos vdeksh kurrë Fatos Nano!”, Rama: Do më mungojnë darkat e rralla miqësore, këshillat për të vënë pikën mbi ‘i’

Rama: E kam kujtuar dje gëzimin e tij, kur lajmëroi pranim e PS në Internacionales socialiste, ‘si dita e diplomës kjo sot’tha duke qeshur.

Iu desh të ndërtonte kombin pas piramidave, duke u përballur me një opozitë primitive hakmarrëse. Gjithësesi kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, për për ti dhënë lamtumirën

Do më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi si mes shoferësh për të njëjtën makinë. Këshillat e tua vinin të qëruara mirë duke më ndihmuar për të vënë pikën mbi i.

Kur mendoj c mjet më të mirë mora unë prej teje, më vjen krejt natyrshëm të them ‘mos vdeksh kurrë Fatos Nano’!