Analisti Mentor Kikia ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në një intervistë për Fax News për të folur për ngjarjen e rëndë të Fierit, ku Mateo u vra në mënyrë makabre nga Klodian Çalamani.

Ditën e sotme bëri shumë bujë në media reagimi i Ministrës për Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila iu përgjigj gazetarëve se nuk ka kohë të japë një përgjigje për 8-vjeçarin që u vra në Fier.

Mirëpo, analisti Mentor Kikia thotë se nuk mund të vëmë me shpatulla pas murit një ministre që nuk di çfarë të thotë, sepse problemi është më i madh se kaq.

“Nuk është faji te dënimi me vdekje. Është një mekanizëm i tërë që nuk funksionon. Bora është një vajzë e re. Është institucion honorifik. Nuk besoj se dikush duhet të përgjigjet për mbrojtjen e fëmijës. Është përpjekje e qeverisë për të identifikuar një prioritet që është ai i fëmijëve. Nuk besoj se qëllimi i kësaj ministrie nuk është për mbrojtjen e fëmijëve. Ka një detyrim qeveria për të pasur një prioritet pët fëmijët. Vëmendja duhet të jetë për shkollimin, për t’i krijuar kushte për tu argëtuar, në mënyrë që të rrisim një gjeneratë më të qytetëruar. Nuk mund të vendosim me shpatulla pas murit një ministre qëë s’di çfarë të thotë, kur duhej të thoshte ngushëllime familjes“, tha ai.

Mentor Kikia pati një kritikë dhe për Ramën, teksa u shpreh se rastet si ai në Fier nuk mund të parandalohen as me një Kryeministër që thotë se fajin e ka gjykata, duke shtuar se në vendin tonë nuk funksionon shteti në tërësi.

“Nuk zgjidhen të tilla çështje me Kryeministrin që ia kalon fajin gjyakatave, apo me një Ministre që nuk di çfarë të thotë. Në Shqipëri, kriminelë edhe më agresivë nuk kanë ku izoklohen edhe pas vëndimit të gjykatës. Janë një tërësi problemesh. Janë shumë gjëra që nuk funksionojnë,. Duhet të vendosim rregull në këtë vend kaotik. Njerëzit shikojën që kanë një fqinj agresiv dhe thonë hë se ka qenë kështu dhe më parë ky. Dikush ia hedh fajin policisë, dikush atij gjykatësit që nuk e dënoi me vdekje. Dikush tjetër thotë se fajin e ka Bora Muzhaqi. Ka probleme thelbësore që lidhen me mosfunksionimin e shtetit në tërësi”, tha Kikia.

Sa i takon përplasjes Meta-Basha, Mentor Kikia thotë se koalicioni LSI-PD u prish pas 25 prillit, ndërkohë tashmë Meta ka një aleancë në distancë me Berishën.

“Ky është vijim i shkëputjes së marrëdhënie sLSI-PD pas 25 prillit. Nuk e ndaj Metën nga LSI. Është shkëputur çdo lloj kontakti. Kjo lloj ftohje kulmoi me renditjen që Basha i bëri Presidentit Meta në të njëjtën liste me përgjegjësit për korrupsionin, trekëndeshin e Bermudës. Kjo ishte pjesa publike, dhe pas kësaj filluan replikat. LSI e akuzoi Bashën për flirte me Ramën në dëm të kauzës së opozitës. LSI dhe Berisha është renditur tashmë në një aksion opozitar kundër Bashës. Pjesë ishte dhe replika e sotme me zyrën e Presidentit. Do vazhdohet me këtë linjë pasi mMeta dhe Berisha janë një çift politikanësh dinë të bashkëpunojnë dhe me gjasë do të jenë në llogore të përbashkët në organizimin e një pjese të opozitës”, u shpreh Kikia.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re