Monika Kryemadhi ka folur për zgjatjen e organeve të Vetingut ku theksoi se këtë paketë LSI-ja e ka propozuar 3 vite më parë por gjithçka u injorua nga mazhoranca qeverisëse.

Nga foltorja e Kuvendit, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim i bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos votojnë nga frika e prokurorëve belg apo kolegëve të tyre që ndodhen në burg.

Gjithashtu Monika solli në vëmendje një shprehje të filmave shqiptarë “Gëlltit një lugë çorbë të prishur dhe pastaj vjell gjithën”

Monika Kryemadhi:
“Ne mbështesim sistemin e drejtësia të pa kapur e kemi votuar në 2016 me bindje për të pasur zë përbashkët të plotë sepse përkundrazi nuk do ti shërbente drejtësisë. Kemi votuar të gjitha ligjet për reformën në drejtësi të cilat u miratuan me 88 vota nëse e mbani mend. Kjo reformë ka probleme me implementimin e saj duke u shtuar dosjet penale në gjykatat tona dhe prokurori. Procesi i Vetingut është një element që duhet të vazhdojë. Në shkurt të 2018 grupi i LSI propozoi nj paketë të tillë për shtyrjen e fateve të Vetingut por me arrogancë u hodh poshtë dhe sot pas 3 vitesh vijmë në propozimet që LSI i ka bërë këtij kuvendi. LSI edhe pse modeste ka marrë pjesë në mbledhjet e saj prej 4 muajsh ku ka bërë oponencë prej 14 faqeve. Kolegët tanë demokratë nuk morën pjesë asnjë ditë në këto mbledhje, më lenë të dyshoj që ky votim pro do ti shërbejë drejtësisë apo 17 majit. Si ndryshoi ky vendim pa marrë pjesë në mbledhje dhe pa shkruar asgjë nga demokratët. Analiza profesionale duhet të bëhet për cdo ligj dhe projekt aq më shumë kur bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese. Shqiptarët po largohen nga Shqipëria nuk mund të presin reformën në drejtësi kur shqiptarët shikojnë si ne marrim vendime për 10 minuta për 17 majin. Unë do të votoja pro sepse mendoj se grupet e komisionit të Vetingut nuk janë në standardet e tyre. Më bën përshtypje që ne kemi mekanizmin zhbllokues. Ne nuk dimë nëse vetingut i duhen dy vjet tre vet apo 5 vjet, i duhen më shumë staf apo më shumë buxhet? Ne nuk kemi bërë asnjë analizë për ata ndaj i bëj thirrje të gjithëve mos votojmë as nga frika e prokurorëve belg, frika e kolegëve tanë që janë në burg por të votojmë për një drejtësi që ne mos ngelemi peng i së kaluarës tonë. Mos kujtojmë shprehjen e filmave shqiptarë: “Gëlltit një lugë çorbë të prishur dhe pastaj vjell gjithën”, tha Monika Kryemadhi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re