Teksa komentoi aksionin e opozitës me mosbindjen civile, ish-presidenti Bamir Topi, tha se nëse do i kërkohej mendim ai do të sugjeronte që kreu i PD-së, Sali Berisha të largohet nga politika.

Në intervistën e tij për emisionin “Kjo Javë” në News 24, Bamir Topi u shpreh se nëse Berisha heq dorë nga politika, atëherë ai do t’i bënte nder vetes dhe opozitës në Shqipëri.

Më tej ish-presidenti tha se mosbindja civile nuk është akt kolektiv por akt individual dhe se mënyra se si po e trajton opozita është e gabuar.

Bamir Topi: Nëse do isha aleat i opozitës sot gjë që nuk është e vërtetë dhe s’ka asnjë lloj shansi do kisha dhënë mendimin tim…unë nuk kam asnjë lloj afrimiteti dhe lidhje me ata. Në rast se do më kërkohej do thoja ata që kanë bllokuar demokracinë duke filluar nga i pari i tyre duhet të ishte larguar nga politike, do i bënte nder vetes, partisë dhe opozitës në përgjithësi. Mosbindja civile është akt moral së pari, para se të jetë politik.

Dalim te ajo teori: Këtu është vetëm mirazh historia e pushtetit, sepse  ata e dinë shumë mirë që numrat në terren nuk janë për të rrëzuar Ramën, ata e dinë shumë mirë se ndryshe ata në kulmin e përplasjeve nuk do  bënin marrëveshje me njëri tjetrin, e fundit ishin listat e mbyllura.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re