Skip to content

Mosbindja Civile/ Protesta e 23 dhjetorit! Zhupa tregon se çfarë pritet të ndodhë: Nuk përjashtojmë asnjë skenar, mund të ketë bllokim të rrugëve

Deputetja demokrate Ina Zhupa foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 nën moderimin e gazetares Nisida Tufa, për protestën që do të zhvillojë opozita më 23 dhjetor.

Zhupa tha se në këtë protestë nuk përjashtohet asnjë skenar, duke pohuar se mund të ketë bllokim të rrugëve.

Ajo tha se demokratët do t’i përgjigjen masivisht kësaj proteste, por edhe opozitarët.

Demokratët as nuk tërhiqen, as nuk thyhen. Ne shkojmë për të protestuar, ne njoftojmë, nuk marrim leje, tha Zhupa.

“Asgjë nuk përjashtohet, as mundësia e bllokimit të rrugëve. Berisha ka thënë janë 77 mënyra të mosbindjes civile deri më tani kemi ezauruar vetëm 6 mënyra deri më tani. Demokratët do t’i përgjigjen masivisht kësaj proteste, por edhe opozitarët. U pa që me protestë, në Kushtetutë por edhe me besimin në Zot mund të arrihet. I pranishëm në këtë mosbindje civile do të jetë edhe kreu i Partisë Demokratike. Kur u arrestua Berisha dy ishin qëllimet, djegia e mandatit dhe nuk do ta lejonin në fushatën elektorale. Këto nuk ndodhën nga qëndrueshmëria sepse dritarja e Berishës u kthye ne një arenë e fjalës së lirë. Demokratët as nuk tërhiqen, as nuk thyhen. Ne shkojmë për të protestuar, ne njoftojmë, nuk marrim leje. Policia del me një plan, protesta nuk ndalohet, nuk bllokohet. Këto janë skenarë. Po rruga e Shpresës pse nuk bllokohej, nuk është puna e bllokimit është puna e skenarit për të intimiduar protestuesit”, u shpreh deputetja demokrate Ina Zhupa.

“”