Mandate mëkati dhe krimi i konsideron ish lideri i PD, Sali Berisha, bashkitë e fituara nga Partia Socialiste më 14 maj.

 

Në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Berisha thekson se ai paraqiti një alternativë që Shqipëria e kishte të nevojshme, ndaj sipas tij alternativa që ai ofron është e duhura.

 

Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi protesta duke thënë se mosbindja civile është e shenjtë.

 

“Ata janë mandatet e mëkatit dhe ne do i bëjmë të qartë çdo qytetari shqiptarë se ata janë mandate krimi dhe mëkati. Do të përpunojmë alternativën më tërheqëse për ta, duan një kohë gjërat. E ka thënë Mahatma Gandhi mosbindja civile është e shenjtë”, thotë ai. “Kemi programin më të shkëlqyer që ky vend mund të kishte pasur ndonjëherë dhe e kemi me seriozitetin më të madh”m thotë ai.

 

Berisha fajësoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij se ka rrënuar ekonominë e vendin në kurriz të të varfërve.

 

“Po të shohësh Shqipërinë, e zëmë rritja 5% por rriten të pasurit, të varfërit shkojnë edhe më keq nëse ti si qeveri nuk shpërndan, nuk merresh me shpërndarjen e rritjes ekonomike ajo çon në pasurimin e të pasurve dhe varfërimin e të varfërve”, shton ai duke e konsideruar si parim çnjerëzor.

 

Situata në të cilën ndodhet vendi, sipas Berishës do të sjellë dhe protesta në vazhdim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re