Më shumë se 35 persona janë shoqëruar këtë mbrëmje nga policia, në lidhje me protestën e zhvilluar nga opozita, raporton gazetari Igli Çelmeta.
Kujtojmë që protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me përplasje dhe tensione mes deputetëve, qytetarëve dhe policisë.
Opozita vendosi që të bllokojë për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.
Policia tentoi që të largojë nga rrugët protestuesit, ndërsa paralajmëroi më herët se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale. Ndërsa, PD nga ana e saj deklaroi se ka lajmëruar policinë për protestën dhe se tubimi i tyre është i ligjshëm.
