Skip to content

Moscertifikimi i listës me në krye Kurtin, LVV dorëzon kërkesën për rrëzimin e vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa

albin kurti nuk kandidon dot

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa  kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë e ka bërë të ditur LVV përmes një shkrimi në Facebook, në të cilën ka bashkangjitur poashtu edhe ankesën në fjalë.

“Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin e Subjekteve Politike, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, për të certifikuar listat e deputetëve në pako, KQZ në krye me Valdete Dakën, në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hedhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që të pamundësoi certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE”, thuhet njoftim.

LVV beson që lista e kandidatëve për deputetë nga kjo parti, do të certifikohet.

“Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka thënë Vetëvendosje.

/faxweb