Siç është vënë re, pas vndimit të presidentit Meta për të mos e dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, i pari precedent i tillë në tranzicion, kryeminsitri Rama nuk ka patur asnjë reagim publik.

I vetmi ka qenë me anë të një mesazhi dërguar deputetëve, ku thotë madje që dhe ata të mos reagojnë.

“Lutem asnjë lloj komenti askujt për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”.

Akti i Metës e rikthen atë në politikën e ditës si personazh klasik i saj. Tashmë, nga mazhoranca ai pritet të shihet si rival opozitar i kamufluar me kostumin e kreut të shtetit.   

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re