Luigi Soreca, është italiani që ka zëvëndësuar kroaten Romana Vllahutin si përfaqsues i Brukselit në Tiranë.

Por ai, Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Shqipëri, ende nuk ka shfaqur potencën e tij diplomatike në zhvillimet e politikës shqiptare.

Gjithsesi, Soreca e ka shprehur indirekt opinionin e tij mbi mosdekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Muajt e fundit Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Soreca.

Deklarimi i tij është përkthyer si një qëndrim kritik ndaj atij zhvillimi që e ka lënë Rendin pa kokë drejtuese, pra ministër, pa qenë e qartë nëse kjo kritikë i adresohet presidentit që nuk e dekretoi apo kryeministrit që nuk zgjedh një tjetër emër nga ai i Lleshit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re