Në vitin 2024, do të ketë më shumë moshat mbi 65 vjeç sesa nën 15 vjeç në Evropë, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje për masa më të mira për të ndihmuar njerëzit të plaken në mënyrë të shëndetshme.

“Deri në vitin 2024, ne vlerësojmë se popullsia e njerëzve mbi 65 vjeç do të jetë më e madhe se ajo e nën 15 vjeç në Rajonin Evropian të OBSH-së”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë.

Në shkallë globale, kjo pritet të ndodhë 60 vjet më vonë, rreth vitit 2064, sipas parashikimeve të institutit “Our World in Data”.

“Ky trend është sinonim i sfidave të reja sociale, ekonomike dhe shëndetësore”, tha dega evropiane e organizatës shëndetësore, e cila përfshin 53 vende, disa prej të cilave ndodhen në Azinë Qendrore.

Për të zbutur ndikimin e një popullsie në plakje, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje autoriteteve të marrin masa për “të mundësuar të moshuarve të ruajnë dhe përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor, pavarësinë, mirëqenien sociale dhe cilësinë e jetës së tyre”.

Ndër rekomandimet që bën, organizata globale preferon një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike për të paktën 150 minuta në javë.

 “Një aktivitet fizik edhe më i fuqishëm mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 35%,” theksoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re