Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano ishte i ftuar në studion e Abc News, me Juli Xhokaxhi, ku ndër të tjera foli për situatën në vend.

Shano u shpreh se krizat e mëdha nuk kanë prodhuar ndryshime të mentalitetit në vend. Sipas tij, ndryshimi vjen nga zgjedhjet.

“Ajo që vjen mua më tremb. Fatkeqësi të mëdha natyrore që ndryshojnë qasjen ndaj jetës. Ose duhet të kesh elita politike që e tërheqin popullin nga mbrapa drejt një vizioni të ri.

Krizat e mëdha ne i kemi pasur nuk kanë prodhuar ndryshime në mentalitet. Unë nuk pres që fatkeqësitë natyrore të ndryshojnë ndonjë mentalitet.

E fundit, tërmeti nuk shoh ndonjë trazim të madh. Më mbetet kjo pjesa e elitës që mund të ndryshime më kollaj.

Momentet e ndryshimit janë zgjedhjet. Lidershipet duhet të gjejnë ata politikanë që më shumë se halleqarës janë hallezgjidhës”, deklaroi Shano.

I pyetur për moshapjen e kufijve nga BE për shkak të pandemisë, Shano tha se qeveria hesht pasi ka dështuar me menaxhimin e saj.

“Qeveria është e lumtur të mos flasë për këtë gjë sepse është një dështim i drejtpërdrejt i saj. Është një gjë që ajo nuk e prek se shpreh vështirësinë e madhe ekonomikë që ndodhet vendi dhe ka të bëjë me dështimin e saj në politikën e jashtme. Ka të bëjë me të gjithë këto çalime të mëdha në këtë ditë halli nga ana e qeverisë”, u shpreh ai.

Për Shanon sot në vend nuk ka ekonomi tregu. Ndërsa shton se ka një liftë për territor në qendër të Tiranës dhe në jug të vendit.

“Sot nuk ka ekonomi tregu. Qeveria është edhe kërkesa edhe oferta. Qeveria është në një filozofi që deputeti Mima e ka shprehur, Kap ca të kapësh. Është një injorim total i situatës ku ndodhet vendi.

Pagat e luftës nuk janë asgjë. Janë një mizerje, janë 5.5 euro në ditë. Jemi në lojën e një situate ku ti he hetuesi dhe qeveria është krimineli dhe mohon çdo gjë. Çdo kush nga ne ka të drejtë të pyesë ku do i çojë këto para. Nëse nuk i çon te problemet, për çfarë i do? Dëgjohet propaganda. Ne nuk e dimë edhe sa borxh tjetër do marrë qeveria deri në fund të vitit.

“Këtu ka një luftë të egër për çdo centimetër katror në qendër të Tiranës. Kjo qeveri nuk do ikë në shtëpi pa lënë peng buxhetin e shtetit në duart e të zgjedhurve të saj.

Është një koncetrim i madh i parsh së shqiptarëve në duart e pak njerëzve. Ka një betejë të egër në jugun e Shqipërisë. Kjo qeveri do doemos që atë perlë të zotit ta zotërojë 4-5 veta”, deklaroi ai.

Shano po ashtu komentoi edhe programin e PD për ekonominë, ndërsa thotë se është një tentativë për të krijuar një nivel përfaqësimi sa më pak halle qarës dhe më shumë misionar. Sipas tij PS nuk ka pasur ndonjëherë program të lidhur me investimet.

“Ajo që po ndodh në PD është një tentativë për të krijuar një nivel përfaqësimi sa më pak halle qarës dhe më shumë misionar.

Ndërsa me Rilindjen është një tentativë për të bërë babin e kombit. PS nuk ka pasur kurrë një program të lidhur me investimet. Ato që ajo i quan investime janë dhurata personale për një grumbull të vogël njerëzish.

Rilindja nuk do që të krijohet një klasë e mesme sepse e ka të vëhstirë ta manipulojë. PD po tenton të prekë zonat më të ndjeshme”, u shpreh Shano.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re