Me ekipin e parë që bojkotoj këtë javë të parafundit të fazës së dytë janë skuadrat e moshave ato që kanë qënë në fushë por fatkeqësisht të dyja kanë humbur.

Sot në stadiumin “Tomori” ka luajtur skuadra e Tomorit U19, i cili ka humbur me një rezultat tenistik përballë Skënderbeut.

Ndeshja nis me  një gol nga pika e bardhë për Skënderbeut, të shënuar nga Liqeri por barazimi beratas nuk vonoj me Karakashin. Por deri në fundin e këtij fraksioni janë sërish korçarët e rinj që shënojnë edhe tre herë me Pelon, Demollarin dhe Liqerin.

Pjesa e dytë nis me një tjetër penallti por këtë herë për Tomorin dhe nga pika e bardhë është Kumani që shënon duke ngushtuar edhe një herë shifrat. Por janë sërish golat e Demollari dhe Liqerit për Skënderbeun dhe Kananit për Tomorin që kompletojnë rezultatin 3-6.

Pas kësaj humbjeje skuadra e drejtuar nga Iken Droboniku mbetet e fundit në renditje duke shpresuar ende në garën për mbijetesë.

Ndërkohë një ditë më parë ka humbur ndeshjen e saj në Kategorinë e Parë edhe Tomori U17 në Sarandë përballë Butrintit vendas. Ka mjaftuar një gol i Rakipit për t’u dhënë fitoren para të rinjve sarandiot. Kështu Tomori U17 mbetet në vendin e 6të me vetëm pesë pikë./Berati.TV

Kategoria Superiore U19

Tomori 3-6 Skënderbeu

Shënues: Karakashi 22’, Kumani 56’(pen), Kanani 83’/ Liqeri 10’(pen), 45’, 88’, Pelo 24’, Demollari 43’, 69’

Tomori: Memlika, Kanani, Zylali, Tahiraj, Kovaçi, Germau(Hyraj 35’), Troka, Kumani, Kosova(Arëza 30’), Lirëza, Karakashi. Tr. I. Droboniku

Skënderbeu: Beqiri(Trajko 85’), Vangjeli, Qeleshi, Durollari, Pecani(R. Pelo 62’), Qoshku, Seida(Baki 75’), Kapllani, Pelo, Demollari(Fanko 73’, Mete 80’), Liqeri.

Kartonë të verdhë: Liqeri, Demollari, Kapllani

Kategoria e Parë U17

Butrinti 1-0 Tomori

Shënues: Rakipi 43’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re