Dy skuadrat e moshave të Tomorit kanë luajtur ndeshjet e fundit sezonale në transfertë dhe të mërkurën pritet të bëjnë edhe mbylljen e sezonit në Berat. Pavarsisht transfertave të ndryshme për U17 në Lushnje dhe U19 në Sarandë përfundimi ishte i njëjtë pasi të dyja dolën barazim.

Tomori U17 ka barazuar ndeshjen e luajtur në Lushnje dhe të dy golt janë shënuar në pjesën e parë. Golin e parë e shënojnë beratasit me Spatharën në minutën e 33’ ndërsa barazimi vjen vetëm pas dy minutash me Bejten. Kështu Tomori arrin në kuotën e 10 pikëve duke shmangur vendin e fundit kur një ndeshje nga mbyllja e sezonit distanca është katër pikë.

Në barazim përfundon edhe transferta për Tomori U19 e mbushur me gola. Heroi i beratasve të rinj ishte Krisild Zoga me tre gola të shënuar, dy në pjesën e parë dhe një në të dytën. Ndërsa për vendasit e Butrintit përgjigja erdhi me golat e Qullit, Selmanit dhe Bashës. Tashmë Tomori U19 pret vetëm zyrtarizimin si fituesja e grupit B në Kategorinë e Parë dhe vitin tjetër do jetë pjesë e Superiores./Berati.TV

Lushnja U17   –   Tomori U17   1-1

Shënues: Bejte 35’/ Spathara 33’

Butrinti U19   –    Tomori U19  3-3

Shënues: Qulli 25’, Selmani 46’, Basha 85’/ Zoga 15’, 39’, 54’

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re