Këtë fundjavë janë zhvilluar edhe takimet për kampionatet e moshave dhe për skuadrat beratase nuk ka shkuar edhe aq mirë. Të dyja skuadrat luanin në transfertë me U17 që udhëtonte në Vlorë ndaj Vlorës vendase dhe atë U19 në Fier përballë Apolonisë.

Të shtunën nuk është zhvilluar ndeshja në Vlorë dhe ndoshta Tomori U17 mund ta humbas në tavolinë këtë takim po nuk ka shkuar edhe aq mirë për U19.

Tomori U19 ka humbur ndeshjen e vet në transfertën fierake 2-1. Të tre golat janë shënuar nga penalltitë, të cilat dy kanë qënë në favor të Apolonisë, të dyja të shënuara nga Omeri dhe një për Tomorin shënuar nga Hysaj. Golat janë shënuar në fraksionin e dytë të lojës pasi i pari në barazim pa gola.

Por kjo humbje nuk e penalizon aspak skuadrën beratase që vazhdon të ruaj kryesimin me gjashtë pikë distancë nga Termi, i cili gjithashtu ka humbur ndeshjen e vet ndaj Pepës. Porn ë humbjen e Tomorit ka ndikuar edhe fakti që disa prej lojtarëve të skuadrës U19 janë përdorur nga ekipi i parë në transfertën e Pogradecit./Berati.TV

Vlora U17 – Tomori U17 ( e pazhvilluar)

Apolonia U19 – Tomori U19  2-1

Shënues: Omeri 50’(pen), 89’(pen)/ Hysaj 52’(pen)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re