Skip to content

Moshat/ Tomori U19 ngjitet në Superiore

Ka qënë një ditë e mbushur me aktivitete sportive e ceremonial kjo e dielë në Berat dhe mes tyre ishin edhe ndeshjet e kampionatit për moshat. Nëse për skuadrën e parë kampionati është mbyllur për moshat ai vazhdon dhe sot skuadrat e Tomorit U17 dhe U19 kanë arritur të fitojnë ndaj kundërstarëve të ndryshëm por fitorja vlen më shumë për skuadrën U19.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Iken Droboniku ka arritur një fitore të pastër 2-0 ndaj Lushnjes për të siguruar kështu dy javë para përfundimit të sezonit vendin e parë në grupin B të Kategorisë së Parë. Kështu nga viti i ardhshëm të rinjtë e Tomorit do të luajnë në Kategorinë Superiore ndërsa ndaj termit në javën e fundit pritet të luhen ndeshja e festës për beratasit e vegjël.

Golat për Tomorin u shënuan nga Zoga dhe Ismaili, të cilët me nga një gol në secilin fraksion i kanë dhënë një fitore të rëndësishme Tomorit dhe tani pas shumë vitesh që i kishin shkuar afër ia dolën ta ngjisin Tomorin në Superiore. Kështu nga sezoni i ardhshëm Tomori U19 do të jetë skuadra më e mirë e Beratit pasi do të jetë e vetmja që do të luaj në Kategorinë Superiore.

Po ashtu me fitore e ka mbyllur edhe skuadra U17 ndaj Butrintit një fitore kjo që vazhdon ta shkëpus nga vendi i fundit. Skuadra ka vuajtur gjithë sezonin por më së fundi ingranazhet me trajnerin Dule kanë nisur të lëvizin për mirë.

Në pjesën e parë janë dy autogola që vendosin barazimin në këtë frasksion ndërsa goli që vendos ndeshjen shënohet në pjesën e dytë nga Llupi në minutën e 70’ duke i dhënë kështu beratasve të vegjël fitoren e tretë në këtë sezon./Berati.TV

Tomori U19 – Lushnja U19    2-0

Shënues: Zoga 2’, Ismaili 71’

Tomori U17 – Butrinti U17  2-1

Shënues: Brahimi 11’(a), Llupi 70’/ Basha 8’(a)