Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur për shkarkimin nga detyra të prokurorit Hektor Mushi, i cili nuk mundi të vërtetojë pasurinë e tij dhe të kalojë kështu procesin e Vetting-ut.

Mushi u përbal, dy ditë më parë, të mërkurën e 13 dhjetorit me KPK-në,ku gjatë seancës dëgjimore mësohet se dha shpjegime për problemet e konstatuara në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Sipas Komisionit, është konstatuar pamundësi financiare e prokurorit për të blerjen e vitit 2004 të një apartamenti me sipërfaqe 92.3 m2, në Pogradec për çmimin rreth 2 mln lekë, të shënuar në deklaratën për vetting-un, një shumë të konsiderueshëm prej 1.5 mln lekëve si të dhuruar nga vëllai emigrant.

Kujtojmë se, prokurori Hektor Mushi ka punuar fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe në vitin 1995 është emëruar si prokuror në Elbasan. Në vijim është transferuar në Pograddec dhe në 2007-ën është rikthyer në Elbasan ku dhe e ushtron aktualisht detyrën

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re