Shefi i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Këshillit të Federatës Ruse, Viktor Bondarev tha se që nga fillimi i ndërhyrjes ruse në Siri, 112 ushtarë rusë janë vrarë në atë vend.

Bondarev mbajti një konferencë shtypi që shënonte përvjetorin e tretë të përfshirjes së forcave të armatosura të Rusisë në operacionet në Siri.

Ai kujtoi se gjatë tre viteve të para të Bashkimit Sovjetik, në Afganistan u humbën 4,800 ushtarë, të paktën 60 tanke, 400 makina të blinduara, 15 aeroplanë dhe 97 helikopterë.

“Forcat tona të armatosura në Siri kanë humbur 112 ushtarë. Pothuajse gjysma e tyre u vranë në dy aksidente ajrore. Gjithashtu, kemi humbur tetë aeroplanë, shtatë helikopterë dhe disa makina të blinduara”, tha Bondarev.

Ai saktësoi aksidentet ajrore, atë të aeroplanit rus të transportit An-26, që për shkak të një dështimi teknik ra në 6 mars të këtij viti në bazën ushtarake Hmeyim në Siri. Aty u vranë 39 ushtarë.

Më pas vjen aksidenti i datës 17 shtator, kur aeroplani rus Il-20, i cili përmbante 15 ushtarë gjatë fluturimit mbi Mesdheun më 17 shtator, u godit nga artileria anti-ajrore siriane.

Më pas, si për të thënë se këtu humbje nuk janë asgjë para atye të ushtrisë amerikane në Irak, zyrtari i lartë ushtarak rus shtoi se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në operacionet në Irak prej vitit 2003 deri në 2006 humbi 2.515 ushtarë, ndërmjet 10 dhe 20 tankeve, së paku 50 automjete të blinduara, 15 aeroplanë dhe rreth 80 helikopterë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re