Pamjet e sulmit me dron “Bayraktar” TB2 bënë xhiron e globit pasi ishte hera e parë që Ukraina përdorte këto armë kundër rebelëve pro-rusë në lindje pasi i bleu nga Turqia. Një veprim i tillë u konsideruar shkelje e rëndë prej autoriteteve ruse, të cilat kanë nisur tanket në kufi me Ukrainën në mbështetje të rebelëve.
Ukraina dhe Rusia janë në konflikt që prej vitit 2014 kur rusët pushtuan Krimenë dhe mbështetën rebelët në lindje të vendit. Rajoni është i tensionuar prej një rivaliteti të tillë, pasi NATO ka pozicionuar forcat e saj direkt pranë kufirit me Rusinë në shtetet balltike dhe një tensionim i situatës mund të çonte në situata krejt të paparashikueshme.
Ukraina bleu këtë vit disa dronë turq “TB2”, të cilët rezultuan të suksesshëm ndaj armatimit rus në luftën e Nagorni Karabakh të vitit të shkuar, ku ushtria azere shkatërroi në pak javë ushtrinë armene.
Droni turk fluturon në lartësi të madhe dhe është i padukshëm. Po ashtu ka sensorë për incizim nate, prandaj tanket e armikut e kanë të vështirë të shpëtojnë prej tij.
