Skip to content

Moska e quan Zelenskyn ‘patetik’, ai përgjigjet: ‘Trump jeton me dezinformatat ruse’

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 62

Tensionet po rriten mes Moskës, Kievit dhe Uashingtonit. Lavrov sulmon Zelenskyn, i cili akuzon Trump për përhapjen e propagandës ruse.

Lufta në Ukrainë nuk po zhvillohet vetëm në terren, por edhe në deklarata të zjarrta midis liderëve të përfshirë. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i cili e quajti Zelenskyn një “individ patetik”, duke theksuar se Donald Trump është “një politikan plotësisht i pavarur”. Në gjendje të shprehë gjykime të qarta pa filtra.

Përgjigja e Zelenskyt: Trump mashtrohet nga propaganda ruse

Sipas Lavrov, ish-presidenti amerikan është “i vetmi lider perëndimor” që e kuptoi se “një nga shkaqet kryesore të situatës në Ukrainë ishte qasja e pacipë e administratës së mëparshme amerikane për të tërhequr Ukrainën në NATO”. Fjalë që jo vetëm rehabilitojnë pozicionin rus, por hedhin hije mbi kohezionin perëndimor.

Përgjigja e presidentit ukrainas nuk vonoi.

Zelensky akuzoi Trumpin se jetonte “në një hapësirë ​​dezinformimi rus”, duke shtuar se “për fat të keq, Presidenti Trump, për të cilin ne kemi respekt të madh si udhëheqës i popullit amerikan, jeton në këtë hapësirë ​​dezinformimi” dhe se “Moska po e mashtron atë”.

Për më tepër, presidenti ukrainas kritikoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën e Putinit për të dalë nga izolimi ndërkombëtar. “Shtetet e Bashkuara të Donald Trump po e ndihmojnë Vladimir Putinin të dalë nga izolimi”, tha ai në një konferencë shtypi në Kiev.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti se Moska është ende në pritje të një propozimi konkret nga Kievi për paqen: “Kremlini pret që herët a vonë Volodymyr Zelensky të paraqesë propozimet e tij për zgjidhjen e konfliktit”. Megjithatë, ai e quajti qëndrimin ukrainas ende “kontradiktor”.

Paralelisht, shërbimet sekrete ruse (SVR) kanë bërë akuza të rënda:

“Sipas informacionit të marrë nga SVR, kryeqytetet evropiane janë alarmuar kur kanë vënë re hezitimin ekstrem të Ukrainës për të arritur një marrëveshje me Moskën, nëse kjo do të kërkonte “koncesione të tepërta” nga Kievi”.

Trump: “Ukraina nuk duhet ta kishte filluar luftën”

Më të komplikuara ishin fjalët e Trump: “Dëgjoj se janë të mërzitur që nuk kanë një vend në tryezën e negociatave. Ata e patën atë për tre vjet… Atëherë ata nuk duhet ta kishin filluar luftën.” Një deklaratë befasuese kjo, duke pasur parasysh se pushtimi ishte nisur nga Rusia.

Megjithatë, pika e kthesës erdhi në orët e fundit. Sipas Peskov, “është ndërmarrë një hap shumë i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve për një traktat paqeje” dhe po punohet për përgatitjen e një “samiti midis Donald Trump dhe Vladimir Putin”. Një takim që mund të ripërcaktojë fatin e konfliktit, duke e lënë Ukrainën në një pozicion gjithnjë e më të margjinalizuar.

Përshtati në Shqip V.K.