Mediat ruse janë të shqetësuara, pas lajmit se SHBA do të vendosë shtabin e saj ushtarak në Shqipëri.
“Për momentin, Shqipëria është partneri kryesor i SHBA-së në Ballkan. Uashingtoni planifikon, me ndihmën e Tiranës, të zvogëlojë ndikimin e Moskës mbi Beogradin, pasi Serbia është aleati i vetëm i Rusisë në gadishull”, shkruajnë ato.
“Një përpjekje tjetër e SHBA-së për të ushtruar presion ndaj Rusisë është rritja e fuqisë ushtarake në gadishullin ballkanik, raporton botimi rus NVL pas njoftimit për krijimin e një shtabi të avancuar të forcave speciale amerikane në Shqipëri.
“Falë kësaj, Pentagoni do të jetë në gjendje të fitojë qasje në arterien kryesore të transportit të rajonit dhe të rrisë nivelin e logjistikës ushtarake.
Qeveria shqiptare mbështet palën amerikane në të gjithë objektivat, transmeton “PolitRussia”.
Për momentin, Shqipëria është partneri kryesor i SHBA-së në Ballkan.
Analisti Rik Rosoff është i bindur se Uashingtoni planifikon, me ndihmën e Tiranës, të zvogëlojë ndikimin e Moskës mbi Beogradin, pasi Serbia është aleati i vetëm i Rusisë në gadishull.
Në rast se Aleanca Veriatlantike arrin të nënshtrojë Serbinë, atëherë Rusia do të humbasë partnerin e saj kryesor në rajon.
Megjithatë, nëse përpjekja do të jetë e pasuksesshme, atëherë NATO-ja do të ketë një tjetër pikë të nxehtë në Ballkan për të ushruar trysni mbi Moskën.
Kështu, Rosoff beson se manovrat e Perëndimit janë “përshëndetje e nxehtë” për Rusinë.