Rusia ka humbur një tjetër oficer të lartë ushtarak në luftën në Ukrainë, me vdekjen e gjenerallejtënant Vladimir Zavadsky.

Oficeri i lartë 45-vjeçar, zëvendës komandant i Korpusit të 14-të të Ushtrisë, u vra pasditen e së mërkurës kur një minë tokësore shpërtheu. Informacioni për vdekjen e Zavadsky-t është përcjellë nga burime në Rusi pranë Kremlinit.

Ka raporte kontradiktore se ku ka ndodhur, raporton BBC, megjithëse njësia e tij ishte në rajonin Kherson.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka marrë asnjë informacion në lidhje me incidentin. Por kjo është praktikë standarde e ministrisë ruse për oficerët e rangut të lartë, edhe nëse të afërmit e tyre kanë folur publikisht.

Të paktën gjashtë gjeneralë të tjerë rusë besohet se kanë vdekur që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.

Katër gjeneralë konfirmohet se kanë vdekur në katër muajt e parë të luftës dhe dy të tjerë në verën e vitit 2023. I fundit ishte gjenerallejtënant Oleg Chukov, i cili u vra në një sulm në një hotel në Berdyansk, në bregdetin jugor të okupuar të Ukrainës.

Burimet ukrainase thanë se shtatë gjeneralë të tjerë rusë ishin të vdekur, por të paktën tre prej tyre që atëherë është treguar se janë ende gjallë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re