“Shqipëria, gati të nxjerrë në pazar hesapet e Sorosit” [Albanija gotova vimesti Sorosa iz izbi], ky është titulli i një shkrimi të portalit moskovit “news.ru”. Këtu bëhet lojë fjalësh me proverbin e vjetër rus: “Sor iz izbi vymetat nelzja!”, që fjalë për fjalë do të thotë: “Plehrat nga shtëpia nuk nxirren kurrsesi jashtë”. Kjo fjalë e urtë ka përgjegjësin e vet proverbin shqip: “Hesapet e shtëpisë nuk nxirren në pazar”. Fjala ruse “sor” – “plehurinë” krijon shoqërim idesh me emrin e Soros-it. Veçse titulli dëshmon dhe për paditurinë e mediave ruse që konfondojnë Shqipërinë me Presidentin shqiptar, i cili zgjidhet dhe shkarkohet nga parlamenti, jo si Putini, që është zgjedhur me votime.

Në Evropë, ata gjithnjë e më shumë ka nisur të pranohet se Rusia ka të drejtë, duke akuzuar SHBA-në për mungesë korrektësie ekonomike, thuhet më tej në komentin e gjatë.

“Presidentit shqiptar Ilir Meta papritmas i erdhën mendtë [prozrell]. Ai akuzoi publikisht miliarderin Xhorxh Soros për komplot kundër demokracisë shqiptare”, nënvizohet në artikull. Sipas portalit rus, ndërkohë në Evropë gjithnjë e më shumë kanë nisur të heqin “syzet rozë”. Dhe nuk e fshehin habinë teksa po ndërgjegjësohen se rusët në shumë aspekte kanë të drejtë, kur flasin për lojëra amerikane “në ujëra të turbullta”.

Portali vazhdon në zhargon se Meta foli qartë, pa i rënë rrotull e rrotull [nje stall hodi’ vokrug da okollo]. Sipas mendimit të tij, qëllimi kryesor i veprimtarisë së Soros-it në territorin shqiptar është orvatja për ta çuar vendin deri në situatën e një “shteti të kapur”.

“Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar George Soros. Na ndihmoi në vitin 2000, sepse edhe ai është socialist në pikëpamje. Por më pati thënë Viktor Orban: “kini kujdes se nuk është aq demokrat dhe komploton kundër demokracisë”, citon Metën “Bollkën Insajt-i (Balkan Insight)”.

Dhe komenti vazhdon: “Me fjalë të tjera, Presidenti i Shqipërisë, jo vetëm pranoi se amerikanët po destabilizojnë veçanërisht situatën në vendin e tij, duke financuar opozitën, por dhe pastaj përpiqen të t’i diktojnë pushtetit të dobësuar rregullat e veta të lojës, duke përfituar maksimalisht për biznes-strukturat konkrete amerikane, duke u fshehur pas “interesave kombëtarë”.

Për Orbanin Meta nuk foli rastësisht. Pikërisht kryeministri i Hungarisë në BE në fakt ishte i pari që guxonte të vinte në dyshim pastërtinë e “miqësisë” amerikane. Për shembull, ai e konsideron Sorosin si iniciator të nxitjes së antisemitizmit në Bashkimin Evropian. Për më tepër, sipas tij, ekziston njëfarë “plani i Soros-it”, që priret të minojë sigurinë e Hungarisë dhe të gjithë Evropës. Dhe pastaj, siç dihet, peshku më i mirë kapet në ujërat e turbullta”.

Presidenti shqiptar Ilir Meta është bërë beniamin i mediave ruse.

Poshtë: faksimile e faqes së portalit rus “news.ru” me komentin mbi deklaratën e Presidentit shqiptar Ilir Meta kundër Xhorxh Sorosit dhe SHBA-së.

 

/gazeta tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re