Një zyrtar rus në ministrinë e Jashtme të Rusisë ka thënë se Moska mund të jetë nikoqire e bisedimeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, në rast se kërkohet një gjë e tillë.
Ambasadori rus për zgjerim, Oleg Burmistrov, ka thënë se Moska është e “hapur për kontakte dhe e gatshme për të krijuar një vendtakim për bisedime nëse është e nevojshme”.
“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në këto takime nëse jemi të ftuar”, ka thënë Burmistrov.
Ai po ashtu ka kritikuar rezolutën e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkura kundër Koresë Veriore, për programin e saj të armëve bërthamore dhe testimeve të raketave me rreze të gjatë.
“Nuk ka mundësi të vazhdimit tutje, sidomos pas sanksioneve të fundit”, ka thënë Burmistrov.
Deklaratat e Burmistrovit kanë ardhur vetëm një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar Kinën, pas raportimeve se disa anije kineze kanë transportuar naftë në Korenë Veriore, duke shkelur sanksionet e OKB-së.
Trump përmes një postimi të Tëitter ka thënë se është shumë i zhgënjyer me veprimin e Koresë Veriore.
“Nuk do të ketë kurrë zgjedhje miqësore për problemin në Korenë Veriore nëse vazhdon kjo situatë ka thënë ai.
Kina i ka hedhur poshtë akuzat e Trumpit.
Mirëpo ministria e Jashtme e Koresë Jugore ka thënë më 29 dhjetor se ka vërejtur një anije kineze, duke transferuar naftë në anijet e Koresë Veriore në ujërat ndërkombëtarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re