Moska nisi përgatitjen për reshjet rekord dëbore gjatë fundjavës, me ekspertë që gjithashtu paralajmërojnë për ardhjen e erërave të forta.

“Do jetë një stuhi dëbore e vërtetë, një Armagedon, një apokalips dëbore,” tha meteorologu i stacionit privat Phobos Evgenij Tishovets, raporton RIA Novosti.

Ai shtoi se bora e madhe do të fillonte të binte herët të premten dhe do të vazhdonte për 36 orët e ardhshme, raporton AFP.

Ai parashikon që erërat mund të fryjnë me një shpejtësi prej 15 deri në 20 metra në sekondë, dhe temperatura do të bjerë në minus 15 gradë Celsius.

Një zëdhënëse e shërbimit meteorologjik rus Rosguidromet, Marina Makarova, tha se do të ishte një vazhdim i valës së ftohtë që goditi Evropën Perëndimore.

Ai pret që 40 centimetra dëborë të bien në Moskë gjatë fundjavës.

Moska tashmë është e mbuluar nga afër 35 centimetra dëborë dhe Makarov deklaron se me reshjet e reja, trashësia mund të jetë më e lartë se rekordi prej 77 centimetra nga marsi 2013.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re