Ambasada ruse në Beograd ka reaguar pas Kosova shpalli “non grata” për 5 vjet shtetasen e saj Daria Asmalova, e cila akuzohet për spinuazh. Ajo u ndalua nga Policia e Kosovës në Veri, aty ku së fundi janë ndezur tensionet prej strukturave paralele serbe.

Siç pritej, ambasada e ka konsideruar një provokim këtë vendim të autoriteteve të Kosovës dhe kërkon një reagim nga instituconet ndërkombëtare si OKB, OSBE apo UNMIK.

“Ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave. Ftojmë Sekretariatin e OKB-së, UNMIK-un, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e BE-së për zbatimin e rendit dhe ligjit dhe ekspertët e organizatave ndërkombëtare të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse në kryeqytetin serb.

Raportohet se pas urdhërndalimit kosovar, Asmalova është liruar dhe ka shkuar në Serbi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re