Krerët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk kanë arritur një marrëveshje mbi Kosovën gjatë Samitit të Helsinkit dhe raportet që flasin për të kundërtën janë një gënjeshtër e plotë, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse.

Moska zyrtare reagoi ndaj një shkrimi në mediat e Kosovës, ku pretendohet se dyshja e udhëheqjes botërore ka rënë dakort që Beogradi ta njeh Kosovën në këmbim të marrjes së komunave veriore, pra për një ndarje territori.

“Me përgjegjësi të plotë pohojmë se ky është një dezinformim i plotë”, thuhet në deklaratë.

Të gjitha çështjet lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës duhet të zgjidhen në bazë të Rezolutës 12 të OKB-së 44, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme ruse.

 “Në këtë kontekst, Beogradi dhe Prishtina kanë pranuar dialogun me ndërmjetësimin e BE-së. Rusia e mbështet procesin e negociatave, duke këmbëngulur në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut”, thuhet më tej në deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re