Monumenti i Aleksandër Solzhenicin, shkrimtari rus, fitues i çmimit Nobel dhe një prej disidentëve më të famshme sovjetike, u zbulua zyrtarisht të martën në një rrugë në Moskë me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së tij.

Monumenti u zbulua nga vetë presidenti Vladimir Putin.

Kjo është vetëm një nga ngjarjet e organizuara me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së Solzhenicit, ku u nxorr një pullë postare me imazhin e tij, ndërkohë që në “Balshoi” u luajt opera

“Një ditë e Ivan Denisoviçit”, vepra simbol e tij,  në të cilën Solzhenicini përshkroi përvojën për të mbijetuar në kampin sovjetik.

Në ish-Bashkimin Sovjetik, shkrimet e tij u ndaluan. Po ligjërisht u shfaqën në librari gjatë Perestrojkës në fund të viteve tetëdhjetë. Ato ishin blerë dhe shpërndarë ilegalisht deri atëherë.

Në vitin 1970 ai mori Çmimin Nobel për Letërsi, por që autoritetet sovjetike ia ndaluan.

Megjithëse kaloi gati njëzet vjet në Shtetet e Bashkuara, ai kurrë nuk e përqafoi atdheun e ri. Ai u kthye në Rusi pas shpërbërjes së BRSS në vitin 1994.

Solzhenicin vdiq më 3 gusht 2008 në Moskë në moshën 89-vjeçare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re