Lidhja e qeverisë së re italiane me Moskën nuk është fare rastësi, madje “konçidencat” përplasjen jo thjesht në deklarata apo qëndrime, por në njerëz kyç që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të vendit fqinj.

Elisabeta Trenta, ministja e re e Mbrojtjes italiane, konsiderohet nga qarqet e medias dhe ato të opozitës si njeri i lidhur ngushtë me segmente shumë afër presidentit rus Vladimir Putin.

Siç bën të ditur La Repubblica, Trenta, e cila është një eksperte e sigurisë kombëtare, përveçse ka një eksperiencë mbi 10-vjeçare në Lindje të Mesme dhe në Afrikë në rekrutimin e mercenarëve për konflikte, ka një lidhje më të afërt me Moskën.

Universiteti privat Link Campus që Trenta drejton, është në link direkt me Universitetin Lomosov të Moskës dhe ka pedagogë si Olga Zinovieva, që as më pak e as më shumë është gruaja e Alexandër Zinoviev, “babai” i strategjisë së “Luftës së Informacionit” e cila rezultoi e sukseshshme në të gjithë botën nëpërmjet Cambridge Analitica e Sputnik-ut që shpërndan lajme në të gjitha gjuhët e botës.

Sot ministrja e re e Mbrotjes së Italisë ka kërkuar largimin nga puna të kapitenit Claudio Passarelli, bashkëshorti i saj, i cili mbulon një detyrë të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes.

Opozita italiane ka akuzuar për konflik të madh interesi dhe rrezik për sigurinë kombëtare të vendit.

Michele Anzaldi, depiteti i Partisë Demokratike italiane, ka shkuar më larg në akuzën e tij ndaj neoministres, kur ka thënë se “Trenta ka kërkuar largimin e NATO-s nga Afganistani, pasi synon të zëvendësojë ushtarët e aleancës me armatë mercenarësh privatë dhe të lidhur me qarqe të dyshimta”.

Por Leonardo Tricarico ish-shefi i shtabit i Flotës Ushtarake Ajrore të Italisë, e shikon jo negativisht lidhjen me qarqet ruse në qeverinë e re italiane.

Sipas Tricarico-s, eksponentët që kanë lidhje të mira me Moskën duhet të shërbejnë për një riekuilibrim të politikës së Italisë në botë që të jetë një lidhje ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes.

La Repubblica ndërkohë ka publikuar një investigim të sajën ku thekson se lidhjet me Moskën, përveç nëpërmjet aktivitetit të universiteteve private apo 007-ave që kanë shërbyer në Lindje të Mesme, mbi të gjitha ka të bëjë me hidrokarburet, gazin dhe naftën.

Dhe si për “rastësi”, pikërisht kur gaszjellësi TAP është në metrat e fundit dhe po kalon nga Shqipëria në Itali, pushtetarët e 5 Yjeve kanë kërkuar ndërprerjen e tij në zonën e Puglia-s… 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re