Nëse Shtetet e Bashkuara nuk do i shesin Turqisë aeroplanët luftarakë të gjeneratës së pestë F-35, , Ankaraja po konsideron një alternative tjetër e cila mund ta zemërojë akoma dhe më keq Uashingtonin, më shumë se sa blerja nga Turqia e S-400 rus.

“Gjenerata së pestë ruse Su-57 do të jetë zgjidhja më e mirë nëse aleatët amerikanë vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e Turqisë në programin e përbashkët,” tha një burim nga ministria turke e Mbrojtjes.

Ai konfirmoi se Ankaraja do të gjejë një alternativë në rast se Uashingtoni refuzon të japë F-35, por nuk ka komentuar mbi njoftimin se do të jetë pikërisht Su-57 në vend të saj.

Nga ana tjetër, Yeni Akit i Turqisë ka thënë se Rusia ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore lidhur me shitjen e gjeneratës së pestë të Su-57 jashtë vendit dhe aludohet se do jetë Turqia që do t’i blejë ato.

Tema e mosmarrëveshjes Uashington-Ankara është vendimi i Turqisë për të blerë një sistem raketash rus S-400. SHBA ka shprehur në mënyrë të përsëritur pakënaqësinë e saj lidhur me faktin se Turqia, një anëtare e NATO-s, po blen sistemin mbrojtës anti-ajror të Rusisë. Uashingtoni kërcënon Ankaranë me sanksione dhe ka ndaluar dorëzimin e F-35.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re