Skip to content

“Mosmarrëveshjet kulmuan kur Këlliçi nuk u përfshi në listën për deputet në 2017”, anëtari i FRPD: Në 8 vite opozitë energjitë u përqendruan tek Basha

Anëtari i FRPD, Malbor Duka nëpërmjet një lidhje skype me studion e “Fax News” ka folur lidhur me situatën brenda PD dhe konkretisht për shpalljen e zgjedhjeve brenda Forumit Rinor të PD.

Duka tha se gjatë këtyre 8 viteve në opozitë, e gjithë energjia ishte përqendruar vetëm tek kreu Lulzim Basha, duke mos bërë të mundur promovimin e figurave të reja brenda partisë që të vinin të paktën nga FRPD. Sa i takon krisjes së parë me lidershipin e PD, ai u shpreh se konkretisht kishte nisur në 2017 kur kryetari asokohe, Belind Këlliçi, nuk ishte përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë.

Anëtari i FRPD, Malbor Duka: Unë jam prej 6 vitesh pjesë e FRPD dhe prej 3 vitesh drejtoj pjesën e studentëve. Marrëdhëniet tona me lidershipin nuk kanë qenë fort të mira. Që kulmuan në 2017 me moskandidimin e kryetarit të FRPD në listën e kandidatëve për deputetë. Kjo pra ishte krisja e parë mes nesh një lloj hatërmbetje ndaj lidershipit.

E gjithë opozita e këtyre 8 viteve është fokusuar dhe ndërtuar vetëm tek një njeri i vetëm i cili prapë se prapë nuk arriti të fitonte asnjë palë zgjedhje. E vërteta është se ne nuk kemi pranuar të nënshtrohemi brenda PD dhe gjërat e padrejta i kemi nënvizuar. Por gjithmonë kemi hasur në një lloj rezistence nga ana e Bashës dhe e drejtuesve të PD. Mjafton të më thoni, sa njerëz janë promovuar nga kryetari Lulzim Basha nga strukturat FRPD.

Pse nuk e keni ngritur zërin?

Është ngritur zëri por është një precedent negative që kjo situatë të ndodhte brenda partisë Demokratike. Zoti Basha ka bërë një “mea culpa” ndërsa kemi menduar se këto gjëra duhet të zgjidhen brenda partisë tonë.

Në këto momente që flasim do ketë kandidatë të cilët do jën në garën për kreun e FRPD?

Një fakt që më bëri habi tek lista e kandidatëve, ishte pjesa që duhet të jesh pjesë e forumit rinor të PD. Është shumë e qartë se ku janë pozicionuar këta të fundit. Nuk e di si do ta bëjë ai, nëse do marrë njerëz të importuar dhe ti vërë në krye të këtij forumi. Por di të them këtë që kushdo që merr pjesë në këtë process është nul juridikisht.

/faxweb