Skip to content

Mosmarrëveshjet Turqi – Greqi, palët do ulen në Athinë

Një raund i ri bisedimesh konsultative midis delegacioneve turke dhe greke do të mbahet në Athinë javën e ardhshme.

Një burim diplomatik pa emër tha se takimet e delegacioneve të të dy vendeve do të mbahen në 16 dhe 17 mars në kryeqytetin e Greqisë.

Negociatat e mëparshme të tilla u mbajtën më 25 janar të këtij viti në Stamboll.

Qëllimi i negociatave është kapërcimi i mosmarrëveshjeve që Turqia dhe Greqia kanë në Detin Egje dhe Detin Mesdhe.

Këto janë negociata që filluan në nivelin e këshilltarëve të ministrave të Jashtëm në mars 2002.

Për shkak të ngjarjeve në rajon dhe mungesës së interesit të palës greke, kishte ndërprerje në negociata pas vitit 2016, por ato u rinovuan këtë vit.

Delegacionet kanë për detyrë të përgatisin një kornizë për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të mosmarrëveshjeve në Detin Egje.