Ministri austriak i Transportit, vendi i të cilit aktualisht kryeson BE, tha se do të ishte mirë të shmangeshin zonat e ndryshme kohore brenda hapësirës europiane.

Bashkimi Evropian nuk do të jetë në gjendje të heqë ndryshimin e orës në 2019-ën, për shkak të disa anëtarëve që ende nuk janë gati për ta bërë këtë gjë – tha Norbert Hofer.

Sipas tij, janë dy ose tre vende nuk duan të heqin ndryshimin e orës në vitin 2019 për shkak të problemeve teknike në trafikun ajror dhe në fusha të tjera, sepse ata kanë nevojë për rreth 18 muaj për bërë këtë gjë.

Sipas anketës së opinionit publik në të gjithë BE-në, 84 për qind e 4.6 milionë të anketuar përkrahin heqjen e ndryshimit të orëve. Numri i të anketuarve përfaqëson më pak se një përqind të qytetarëve të BE-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re