Avokati Zaçe Islami, ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun në Fax News ku ka folur lidhur me mosnjohjen e diplomave greke në Shqipëri.

Veçmas temës së planifikuar për mosnjohjen e diplomave greke, Islami tha se ky problem ishte edhe me diplomat nga universitetet e tjera të Europës, duke shtuar se ministria e Arsimit pa asnjë argument i hidhte poshtë.

Sipas avoktatit, kjo lidhet me marrëveshjet që Rama ka nënshkruar me universitetet private.

Islami: Qeveria e shkel me të dy këmbët konventën e Lisbonës ku u firmos pakti për njohjen e diplomave të çdo universiteti në Europë. Këtë e ka bërë në vitin 2015, me anë të ligjit të miratuar, ku qeveria hyn aty dhe vjedh, thënë qartë.

Kjo bëhet me anë të PPP-ve të famshme të atyre firmave që vë kryeministri ynë dhe më pas nuk di se çfarë vjen pas atyre firmave. Jo vetëm me Greqinë. Kjo gangrenë është me disa prej universiteteve 4 vjeçare.

Ju jap rastin e një diplomati që ka mbaruar universitetin në Belgjikë dhe ministria e Arsimit, nuk e njeh diplomën e tij. Nuk japin shpjegime në asnjë rast. Këtë e bëri ajo zonja që ja mbushën kokën me salë (Lindita Nikolla).

Pyetje: Keni patur klientë lidhur me këtë çështje?

Islami: Kam të paktën 2 aktualisht që flasim që janë në proces gjyqësor me ministrinë e Arsimit. Kështu është fatkeqësi, nga ta kapësh e nga ta zësh.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re