Ish-deputeti Arben Ristani, i cili është një nga përfaqësuesit e PD që ka dalë kundër kryedemokratit Basha, ka ironizuar deklaratat kontroverse të këtij të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale Ristani rendit dy deklaratat e fundit të Bashës, e para për mosnjohjen e zgejdhjeve sepse janë të manipuluara dhe e dyta ku Basha thotë se do të bëjë një tur në Shqipëri për të mbledhur provat e manipulimit.

Sipas Ristanit, këto dy deklarime të kreut të PD nuk qëndrojnë njëra pas tjetrës.

“A qendrojne njera pas tjetres keto dy deklarime?

1. Zgjedhjet nuk i njoh se jane te manipuluara.

2. Do bej nje tur neper Shqiperi te mbledh provat e manipulimit”, shkruan Ristani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re