Skip to content

(Mos)transparenca e kryetarëve të komunave të Kosovës: ja kush prijnë…

Nga Blendi Gashi

 Në fushatën zgjedhore kandidatët për kryetar të komunave, përveç premtimeve të shumta që japin e kanë gojën edhe plotë transparencë. Por kur marrin votat e qytetarëve dhe ulen në kolltukun që u sjell pushtet e shumë privilegje harrojnë çfarë kanë premtuar.

Një vlerësim i bërë nga organizata “Demokraci Plus”, për transparencën e kryetarëve të shtatë komunave kryesore, Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Pejës, Gjakovës, Gjilanit e Mitrovicës për periudhën janar-qershor 2018, tregon se jo të gjitha vendimet i kanë publikuar në ueb faqet e komunës.

Ka prej komunave që nuk kanë publikuar në ueb faqet e tyre shpenzimet që kanë bërë në gjashtë muajt e fundit si dhe vërehet edhe mungesa e bërjes publike të lidhjes së kontratave e planeve urbane.

Komuna e Prishtinës…

Komuna e Prishtinës ka publikuar në ueb faqe 61 vendime të kryetarit,  26 vendime të Kuvendit Komunal, 2 rregullore të miratuara dhe 23 planeve urbane, 23 rezultate të konkurseve, 13 konsultime publike,

Komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka publikuar raportet e shpenzimeve si dhe planet e prokurimit.

Ndërkaq nuk ka kontrata të publikuara as konsultimet për planet e prokurimit.

Komuna e Prizrenit…

Kjo komunë që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka ka publikuar 186 vendime të tij në ueb faqe, 16 vendime të Kuvendit, 10 rezultate të konkurseve, 1 konsultime publike.

Ndërkaq nuk ka të publikuar në ueb faqe asnjë rregullore të miratuar, as plane urbane, as kontrata dhe as konsultimet për planet e prokurimit.

Raportet e shpenzimeve i ka të publikuara por jo edhe planet e prokurimit.

Komuna e Ferizajt…

Kjo komunë që qeveriset nga Agim Aliu i PDK-së ka të publikuara në ueb faqe 118 vendime të kryetarit, 22 vendime të Kuvendit Komunal, 1 rregullore të miratuar, 14 rezultate të konkurseve dhe 3 konsultime publike.

Ndërkaq nuk ka plane urbane të publikuara në ueb faqe, as publikim të kontratave dhe as konsultimet për planet e prokurimit.

Për dallim nga dy komunat e para nuk ka të publikuara as raportin e shpenzimeve e as publikimin e planeve të prokurimit.

Komuna e Pejës

Kjo kokomunë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së në ueb faqen e saj ka publikuar 92 vendime të kryetarit, 26 vendime të Kuvendit Komunal, 2 rregullore të miratuara, 13 plane urbane, 3 rezultate të konkurseve, 17 konsultime publike, kurse s’ka të publikuar kontratat e lidhura e as konsultimet për planet e prokurimit.

Për dallim nga komuna paraprake ka të publikuar raportet e shpenzimeve dhe të planeve të prokurimit.

Komuna e Gjakovës…

Kjo komunë që drejtohet nga Ardian Gjini i AAK-së ka më së shumti vendime të krytetarit të publikuar në ueb faqe, gjithsejtë 190 vendime, pastaj 31 vendime të Kuvendit Komunal, 2 rregullore të miratuara, 9 plane urbane, 24 rezultatet të konkurseve, 1 konsultime publike , ndërkaq nuk i ka publike kontratat e lidhura e as konsultimet për planet e prokurimit.

I ka publike raportet e shpenzimeve por jo edhe planet e prokurimit.

Komuna e Gjilanit…

Kjo komunë që udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së ka të publikuara në ueb faqe 2 vendime të kryetarit, 26 vendime të Kuvendit Komunal, 5  rregullore të miratuara, 5 rezultatet të konkurseve, 5 konsultime publike, kurse nuk i ka publike planet urbane, kontratat e lidhura e konsultimet për planet e prokurimit.

Raportet e shpenzimeve i ka të publikuara por jo edhe planet e prokurimit.

Komuna e Mitrovicës…

Kjo komunë që drejtohet nga Agim Bahtiri i AKR-së ka të publikuara 39 vendime të kryetarit, 40 vendime të Kuvendit Komunal, 2 rregullore të miratuara, 8 rezultate të konkurseve, 1 konsultime publike, ndërsa nuk i ka publikuar në ueb faqe planet urbane, kontratat e lidhura e konsultimet për planet e prokurimit.

Ka të publikuar raportet e shpenzimeve por jo edhe planet e prokurimit.