Mostrat e foshnjës së gjetur pa jetë një ditë më parë, e mbyllur në një valixhe dhe e lënë në një dollap, brenda banesës së 40 vjeçares janë dërguar për ekspertizë pranë mjekësisë ligjore në Tiranë. Mjekët ligjorë të shërbimit spitalor të Korçës kërkojnë dy gjëra, moshën e foshnjës, për të dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një lindje të zakonshme dhe jo abort.

Burime të siguruara thanë se fëmija ka qenë i formuar plotësisht çka tregon se kemi të bëjmë me një lindje dhe mjekët specialistë hedhin poshtë dyshimet e një aborti. Nga ana tjetër 40 vjeçarja nuk është në gjendje për të dhënë sqarime rreth shtatëzanisë së saj dhe lindjes së foshnjës. Kjo për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Lindja sipas burimeve është kryer pa asistencë. Për shkak të anemisë së theksuar 40 vjeçarja ka qënë në rrezik serioz për jetën. Deri tani oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje nënën e 40 vjeçares, bashkeshortin dhe fqinjët që kanë patur kontakte. Nga ana tjetër burime që vijnë pranë shtëpisë së lindjes në Korçë pranohetr zyrtarisht se 40-vjeçarja prej muajit janar nuk rezulton të ketë pasur vizita mjekësore pranë këtij institucioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re