Shqipëria

Pritet sërish rënie e vlerave, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët por relativisht të ftohtë; por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në të gjithë territorin e vendit por mundësia për reshje është thuajse zero. Rikthehen problematikat e ngricave në akset rrugore; përgjatë zonave malore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2 C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë Republikën e Kosovës ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore dhe veriperëndimore ndërsa vranësirat do të përqëndrohen në zonat Lindore të Kosovës. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin grumbullim të vranësirave në ekstremin Verior të Kosovës duke rrezikuar momente me flokë dëbore në majat e maleve. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4 C deri në 6°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por mesatare gjatë orëve të pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme nga Veri-Verilindja e Europës duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4 C deri në 8°C. Era do të fryjë e lehtë paradites por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 35 km/h ngadrejtimi verior dhe verilindor.

Rajoni dhe Evropa

Rajoni i balltikut si dhe pjesërisht; Europa Qendrore do të paraqiten nën mbziotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë- 24 orëshit. Po ashtu; vijon problematike situata në Britaninë e madhe me rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere ndërsa moti i kthjellët por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në; Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe të Zi./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re