Skip to content

Mot i paqëndrueshëm në vend, temperaturat ulen deri në 0 gradë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Shqipëria mbetet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e ulëta dhe malore.

Sipas Meteoalb parashikohet që vranësirat të zhvillohen përkohësisht në territor, duke krijuar mundësi për momente të pakta dhe të izoluara me pika shiu në zonat veriore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm për gjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash. Orët e mesditës mbizotërohen nga kthjellime, pasi sërish në mbrëmje pritet të theksohen vranësirat në një pjesë të mirë të vendit.

Maqedonia e Veriut

Dita e martë sjell përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që orët e para ditës të dominohen nga kthjellimet dhe vranësira të pakta në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa orët vijuese sjellin vranësira më të dukshëm në territorin e Maqedonisë se Veriut. Megjithatë nuk priten reshje.

Rajoni dhe Evropa

Vendet Nordike do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta cilat do të sjellin reshje dëbore. Po ashtu me vranësira të shumta por me reshje në formë shiu paraqiten Britania e Madhe dhe Evropa Qendrore. Ndërsa në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë pjesërisht Jugu dhe Lindja e kontinentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë