Kjo e dielë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht tëqëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave kryesisht në mesditë përgjatë relieveve malore.
Në zonën e Alpeve dhe në lindje të vendit në orët e pasdites vranësirat do të pasohen nga shtrëngata lokale shiu.
Era nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e diel kryesisht pasdite fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
