Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet të tregojnë kujdes për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook” bashkia njofton se moti i papërshtatshëm i shoqëruar me erëra të forta ka shkaktuar përkeqësim të kushteve në det.

Gjithashtu apelon që të kujdesen për veten dhe fëmijët gjatë kohës që do të pushojnë.

Njoftimi:

Të dashur Qytetarë !

Moti i papërshtatshëm, shoqëruar me erë të fortë, ka shkaktuar përkeqësimin e kushteve të detit.

Do ju luteshim të jeni të kujdesshëm për fëmijët dhe për veten nga në det.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re