Skip to content

Moti 16 janar! Kujdes, ulen ndjeshëm temperaturat

Në vend po ndikojnë rryma të ftohta ajrore me origjinë Veriore të shoqëruara me erë të vrullshme.

Orët në vazhdim moti parashikohet i kthjellët. Mesdita e së Enjtes priret të ketë dhe kalime vranësirash të pakta e mesatare në Verilindje.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme mbrëmjen e sotme dhe mëngjesin e ditës së Enjte.

Bora e akumuluar dhe ngricat e forta do të vazhdojnë të mbeten prezente edhe për ditën e nesërme.

Më konkretisht:

në zonat malore -12° deri -1°C

në zonat e ulëta -5° deri 9°C

në zonat bregdetare -2° deri 12°C